Këshilltari i VV-së i zëshëm për rend dhe ligj: Akuzohet për vjedhje drush

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Jakup Demiri nga Vetëvendosje, këshilltar në asamblenë komunale të Vitisë, del se kishte marrë fletë-paraqitje për dëmtimin e një pyllit.

Në bazë të fletëparaqitjes që e ka siguruar Periskopi, Demiri akuzohej për prerjen ilegale të 5 metrave dru në një pyll.

“Jakupin e kam taku te vendi i quajtur “Ara e Lomës” me traktor të verdhë të jashtit – në kerr [karrocë] ka pasë të ngarkuar 5 metra dru të përzier – ah, bung, shkozë – me trashësi 15 deri në 20 centimetra,” – thuhet në përshkrimin e kësaj fletëparaqitjeje.

Shpyllëzimi i pyjeve të Kosovës ka qenë një problem i madh por i pasfiduar në vitet e fundit.

Për asamblistin në fjalë është thënë të jetë ndër më të zëshmit në asamblenë komunale të Vitisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme