Këshilltari komunal i PDK-së kandidat për kryetar të Drenasit

Prishtinë | 06 Nën 2016 | 09:09 | Nga

PDK në Drenas sot pritet që të zyrtarizojë kandidatin e kësaj partie për të parin e komunës, ndonëse njoftimi vjen nga kandidati, e jo nga subjekti politik.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga asambleisti i PDK-së në Komunën e Drenasit, Xhavit Drenori, i thotë se do të të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune.

Njoftimi i plotë i Drenorit:

 “Dëshiroj të ju njoftoj se sot, dt. 06.11.2016, me fillim në ora 14:00, në restaurant GRANITI në Drenas (afër rreth-rrotullimit, përballë Al – trade) do të shpallë kanidaturën time për të parin e Komunës së Drenasit për pjesën e mbetur të mandatit. Para qytetarëve të ftuar në këtë aktivitet dhe para Jush dërshiroj të elaboroj katër fushat problematike që i kam identifikuar tash sa kohë nga pozita e anëtarit të Kuvendit Komunal në Drenas, e të cilat janë pjesa kryesore përbërëse e programit tim qeverisës për këtë pjesë të mbetur të mandatit. Ju ftoj të na mbuloni medialisht!”,thuhet në njoftim.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme