Këshilltarit të Kurtit i publikohet një video: Në VV ka të korruptuar, Kurti t’iu dorëzohet Gjykatave

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Njëri nga drejtuesit e emisionit ‘Shtet Hajgare’, Shkodran Hoti, ka publikuar një video ku shihet Shkëlzen Gashi duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, e ky i fundit tani është këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Në dhjetor të 2017, Shkëlzen Gashi kishte deklaruar në emisionin Rubikon se lideri i VV’së, Albin Kurti kishte ofruar në parti njerëz mediokër dhe të korruptuar.

Gashi atë kohë tregon se kishte pasur përplasje me Kurtin atë kohë sa ishte në Vetëvendosje, ku lideri Kurti nuk pranonte krijimin e kultit për individin dhe mos pranimin e mendimit ndryshe.

Në videon e mëposhtme nga Hoti mund ta shikoni videon, ku Gashi madje e përmend edhe dorëzimin e Kurtit në Gjykatat e Kosovës.

I mençur ky djalë. 😬

Gepostet von Shkodran Hoti am Dienstag, 21. April 2020

Të ngjashme