Kështu e lavdëron Qeveria Kurti 2 punën e saj 100 ditëshe

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës sot ka publikuar raportin e punës për 100 ditë.

Aty ekzekutivi u lavdërua për punë të mira, suksese, të arritura e para të kursyera nga buxheti i Kosovës gjatë kësaj kohe, derisa këtë periudhë e kanë quajtur si “kthesë drejt zhvillimit”.

Në këtë raport ku qeveria prezantoi punën e saj thuhet se në këto 100 ditë, kryeministri Albin Kurti mblodhi 18 herë ministrat e kabinetit të tij qeveritar me të cilët kanë marrë 144 vendime.

19 projektligje e katër koncept-dokumente janë miratuar gjatë kësaj periudhe kohore, thuhet në përmbledhjen e punës së Qeverisë Kurti 2.

Ky raport paraqet punën e Qeverisë gjatë periudhës 23 mars – 1 korrik 2021, e cila është votuar nga Kuvendi i Kosovës më 22 mars 2021.

Të ngjashme