Këta janë 25 kandidatët e PSD-së për deputetë, në garë edhe Shpend Ahmeti

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate ka bërë gati listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës. Në mesin e atyre që garon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës është edhe kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti.

Besa Baftiu, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Frashër Krasniqi, Fisnik Ismajli, Visar Ymeri, Dukagjin Gorani e Shqipe Pantina po synojnë sërish pozitën e deputetit edhe për një mandat. Ata janë në mesin e 25 kandidatëve që kanë marrë besimin e Këshillit Drejtues të PSD’së për të kandiduar për deputetë.

Shihet se partia në krye me Shpend Ahmetin u ka dhënë hapësirë edhe prurjeve të reja. Vetëm tri ditë pas aderimit në PSD, ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka marrë besimin e Këshillit Drejtues që të kandidojë për këtë pozitë.

Garës për tu bërë deputete do t’i hyjë edhe zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuçi, raporton Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme