Këta janë 4 deputetët e LDK-së që s’e nënshkruan mocionin për rrëzimin e Kurtit

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk e kanë nënshkruar mocionin që partia e tyre e ka iniciuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Burime të Gazetës Insajderi, kanë bërë me dije se këta janë deputetët që kanë shprehur qëndrime ndryshe sa i përket këtij mocioni. Janë deputeti Haxhi Avdyli, deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, deputeti Ardian Shala dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Se ka deputetë kundër këtij mocioni u shpreh edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili nuk përmendi emra përpos atë të Vjosa Osmanit.

Të ngjashme