Këta janë 5 kandidatët më të votuar të PDK-së në Prishtinë

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Kandidatët më të votuar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë janë Kadri Veseli, Uran Ismaili, Abelard Tahiri, Eliza Hoxha dhe Memli Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli siguroi 12.390 vota në Prishtinë, ndërkaq nënkryetari, Uran Ismaili, arriti të marrë 6.584 sosh, tregon një dokument të cilin e ka siguruar Insajderi.

Sipas këtij dokumenti, kandidati i tretë më i votuar i PDK-së në Prishtinë është Abelard Tahiri, ish-ministri i Drejtësisë. Ai ka siguruar 2.679 vota në kryeqytet.

Ndërkaq, Memli Krasniqi përmbyll pesëshen e kandidatëve më të votuar të PDK-së në Prishtinë, me 2.202 vota.

Të ngjashme