Këta janë deputetët e koalicionit Nisma-AKR

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Në Qendren e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1408 vendvotimeve me vendim të PZAP-it.

Pas këtij rinumërimi Nisma përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Nisma Socialdemokrate e kishte nisur me mbi 20 vota mbi prag procesin e rinumërimit të 1408 kutive.

Partia e Fatmir Limajt ka arritur jo vetem ta ruajë këtë rezultat, por ta rris në 30 vota mbi prag dhe kështu pas rinumërimit Nisma edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi do të jenë deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e ardhshme.

Të ngjashme