Këta janë emrat e ministrave të AKR-së

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 11:09 | Nga

Aleanca Kosova e Re ka vendosur për emrat që do të përfaqësojnë ministritë në Qeverinë Haradinaj për një mandat.

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme do të jetë Behgjet Pacolli, ministër i Zhvillimit Ekonomik do të jetë Valdrin Lluka, Ministrinë e Punëve të Brendshme do ta udhëheq Abdylselami Shkodra, ndërsa ministre e Ambienti do jetë Rejhane Vuniqi, transmeton Lajmi.net.

Po ashtu, edhe Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhje ku do të vendosin për emrat që do të jenë në krye të ministrive që i takojnë kësaj partie, mirëpo nuk dihet nëse sot do t’i bëjnë publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme