Këta janë emrat e rinj të Kryesisë së LDK-së

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Lumir Abdixhikut, LDK-ja pritet të zgjedhë edhe Kryesinë e re. Siç mëson T7, Haziri, Quni, Muhaxheri, Ahmeti, Shala e Tahiri janë vetëm disa emrat e kryesisë së re.

Nuk po i ndahen në asnjë moment.

Disa nga figurat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që qysh nga dita e parë po e shoqërojnë kryetarin e ri, pritet që të jenë pjesë e ekipit së tij.

Siç mëson T7, Lutfi Haziri, Kujtim Shala, Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti e Xhafer Tahiri janë vetëm disa nga emrat e kryesisë së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërsa, është përmendur, edhe emri i Besian Mustafës që ishte kundërkandidat i Abdixhikut.

E ky i fundit për T7 nuk e pohon e as mohon, këtë gjë.

Emrat e përmendur, u panë edhe një ditë më parë në selinë e partisë, ku zhvilluan një takim me të parin e partisë.

Se do ndërtojë ekipin brenda kësaj jave e para takimit me Albin Kurtin e Vjosa Osmani, e konfirmon vetë Abdixhiku.

Por për të marrë një konfirmim më konkret në lidhje me këta emra, T7 ka qëndruar të martën edhe tek selia e Lidhjes Demokratike.

Por teksa televizoni qëndroi aty, nuk pati lëvizje të zyrtarëve të partisë.

LDK të dielën mbajti Kuvendin e ri për zgjedhjen e kryetarit.

Në këtë kuvend u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të Këshillit të Përgjithshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme