Këta janë kandidatët për deputetë që s’i morën as 10 vota

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Më 6 tetor, në vendin tonë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, teksa qytetarët votuan për ndryshim.

Sot u publikuan nga KQZ rezultatet përfundimtare, ndërsa u bën të ditura edhe votat që kandidatët për deputet morën.

Nga 1067 kandidatët që synuan një ulëse në kuvend, pati edhe nga ata që nuk arritën të marrin edhe 10 vota.

E më së paku vota nga të gjithë, kishte Xhejlane Jashari, që e votuan vetëm katër persona.

Indeksonline iu sjellë kandidatët që nuk morën as dhjetë vota:

Tahire Ademi nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, që mbante numrin 36 mori vetëm 9 vota. Nga ky subjekt politik, vetëm 6 vota mori edhe Avni Berisha me numrin 32.

Ndërsa, më së paku vota morën ata nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës.

Xhemile Gashi 7, Shpejtim Bajrami 5, Fikmete Qurkolli 9, Zenel Hajdaraj 7 dhe Liridona Mustafa 5 vota.

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës pati dy kandidatë që nuk morën as 10 vota. Xhejlane Jashari me 4 vota dhe Gëzim Hasani me 8.

E, as 10 vota nuk morën as dy nga kandidatët nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës. Edonika Hamza që kishte numrin 21, u votua nga 7 persona e po aq vota mori edhe Bujar Morina me numër 22.

Të ngjashme