Këta janë kryetarët e komisioneve parlamentare nga PDK-ja

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 11:31 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do t’i drejtojë tri komisione parlamentare në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Grupi parlamentar i kësaj partie tashme ka vendosur se kush do ta drejtojë Komisionin për Zhvillim Ekonomik, atë për Administratë Publike dhe Komisionin për Integrime Evropiane.

“Epoka e re” ka mësuar nga burime brenda PDK-së se Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik do të drejtohet nga deputetja Sala Berisha-Shala, ai i Administratës Publike nga deputeti Nait Hasani dhe Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane pritet të drejtohet ose nga deputetja Blerta Deliu-Kodra ose deputeti Zenun Pajaziti.

Të ngjashme