Këta janë ministrat e Listës Serbe

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 13:46 | Nga

Lista Srpska ka vendosur për emrat e ministrave të vet, që do të udhëheqin tri ministri në Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Televizioni publik, kanali në gjuhen serbe, kanë zbuluar emrat e tre ministrave që do të jenë në krye të tri ministrive në Qeverinë e re.

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Ivan Teodosijeviq, i cili ka udhëhequr këtë ministri që nga mandati i kaluar.

Ministri për Kthim dhe Komunitete do të vazhdojë të jetë Dalibor Jevtiq, i cili në tri mandate ka drejtuar këtë ministri, ndërsa ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Nenad Rikalo, e që aktualisht është anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme