Këta janë ministrat e Vetëvendosjes të propozuar nga Albin Kurti

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar sot emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë.

Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin. Ndërkaq, si ministre të drejtësisë, Kurti ka njoftuar se kanë zgjedhur Albulena Haxhiun.

Ministër i Punëve të Jashtme, Blerim Reka ndërsa, Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Për Ministër të Ekonomisë ndërkaq ka propozuiar Rozeta Hajdarin. Arben Vitia ndërkaq është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme