Këto janë 11 marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 12:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka njoftuar se qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e përbashkët sot, kanë nëshkruar 11 marrëveshje.

Dalipi përmes Facebook-ut ka shkruar se në mesin e marrëveshjeve është edhe studimi i fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

“Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, ka shkruar ai.

Të ngjashme