Këto janë aktivitetet e VV-së që do t’i zhvillojë sot

Prishtinë | 02 Qer 2017 | 08:39 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje dhe i nominuari i saj për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit zhvillojnë sot disa aktivitete parazgjedhor.

Agjenda e fushatës së tyre për sot:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri merr pjesë në tubimin elektoral në Shtërpcë. (Shtërpcë, ora 11:00)

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurit merr pjesë në tubimin elektoral në Vushtrri. (Vushtrri, ora 14:00 ).

Kurit viziton fabrikën e pijeve “Pit Bull” në Gureze të Ferizajit. (Gureze të Ferizajit, ora 16:30)

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti merr pjesë në tubimin elektoral në Istog. (Istog, ora 17:00)

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurit viziton fabrikën “Ekskavatori” në Ferizaj. (Ferizaj, rruga për Shkup, ora 17:00)

Kurit mban takim me fermerë të komunës së Ferizajt. (Lokali Çamëria në Ferizaj, ora 18:00).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme