Këto janë gratë në Kryesinë e re të LDK-së

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot ka zgjedhur kryesinë e re të partisë.

Brenda listës ka shumë emra të rinj, duke përfshirë këtu dy gra, nënkryetarja e re, Shqipe Mjekiqi dhe anëtaren e kryesisë, sociologja Sibel Halimi.

Tashmë është bërë publike lista me emrat e kryesisë së LDK-së, ku kësaj radhë ka pasur edhe risi.

Brenda listës me anëtarët e kryesisë janë gjithsej tetë gra, ndërsa ka qenë befasi emri i sociloges Sibel Halimi.

Hykmete Bajrami, Sibel Halimi, Doruntinë Maloku, Vlora Dumoshi, Brikenda Kryeziu, Teuta Sahatqija, Rrezarta Krasniqi dhe Besa Gaxherri janë anëtaret gra të kryesisë.

Ndëraq, kryetare e Forumit të Gruas është zgjedhur Lirije Kajtazi .

Kurse, në listën e nënkryetarëve është edhe një grua të cilën nuk e kemi parë më herët në LDK,e që bëhet fjalë për Shqipe Mjekiqin.

Befasi tjetër nga mbledhja e sotme e kësaj partie ka qenë edhe “përjashtimi” nga kryesia i Agim Veliut dhe Haki Rugovës, dy ish-nënkryetarë të kësaj partie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme