Këto janë rezultatet përfundimtare, kështu do të duket Kuvendi i ardhshëm

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Numërimit të Votave ka njoftuar se janë numëruar të gjitha votat e dërguara me postë. Duke marrë parasysh të gjitha votat e numëruara, fituesja e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosja me 49,9% të votave.

QNR ka njoftaur se në rezultatet e numërimit të otave me postë, VV ka marrë gjithsej 44252 vota, ndërkohë e dyta është PDK me 5321 vota, ndërsa LDK e treta me 4287 vota. AAK ka 1112 vota.

Sipas analistit Bleron Baraliu, VV do ti ketë 58 deputetë në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.

Ndërkaq PDK ka arritur t’i fitojë 20 ulëse në Kuvend e LDK 15 deputetë.

AAK në përbërjen e re të Kuvendit do t’i ketë vetë 8 deputetë.

Tutje Lista Serbe ka 10 mandate dhe komunitetet joserbe me 10 mandate në Kuvend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme