Këto janë temat që Kurti do i diskutojë në bisedimet me Serbinë

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e koalicionit VV-LDK, ka premtuar se në bisedimet me Serbinë, do të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve përmes dialogut parimit të reciprocitetit.

Në planin e tyre qeverisës thuhet se me Serbinë do të diskutohet çështja e të pagjeturve, reparacioneve të luftës e okupimit, suksedimit të ish-Federatës Jugosllave dhe për njohje të ndërsjellë.

Sipas dokumentit të planit qeverisës, temë e dialogut Kosovë-Serbi, nuk do të jenë çështje që lidhen me integritetin territorial të vendin dhe me rregullimin e funksionalitetit të brendshëm.

Të ngjashme