Këtu qeveris Covidi, Kosova po rrëshqet në gjendje kaotike

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nga Partia Demokratike e Kosovës – PDK, Arben Gecaj, ka rikujtuar se Vetëvendosje në fillim të pandemisë e frikësonte popullin se “do të vdesim të gjithë për shkakun e partive të tjera”.

Ndërsa sot kur qeveris Vetëvendosje, Kosova po rrëshqet në një gjendje kaotike.

“Më 1 shtator, fëmijët tanë do të jenë të vetmit në Evropë të cilët nuk do të shkojnë në shkollë si fëmijët e tjerë në kontinent. Këtu qeveris Covid-19, askush tjetër”, ka theksuar Gecaj.

“‘Tre mikrobiologë i ka Kosova’. Kjo ishte parulla, pra qëllimi ishte paniku, qëllim ishte futja e frikës në palcë se këtu nuk ka asgjë e do të vdesim të gjithë për shkakun e partive të tjera”.

“Me këso parullash operon VV-ja, tipike, model i partive populiste”.

“Sot, me qindra laboratorë gati për çdo lagje, me ministër të Shëndetësisë, me qeveri e kryeministër të tyre, Kosova është vendi i cili po rrëshqet në gjendje kaotike”, ka theksuar Gecaj.

Të ngjashme