Kiçmari, gabim i madh nëse Glauk Konjufca largohet nga pozita e kryeparlamentarit

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Vetëvendosjes, dhe kandidati për deputet nga kjo parti në zgjedhjet e 6 tetorit, Sabri Kiçmari, ka folur për pozitën e kryeparlamentarit në të cilën është emëruar Glauk Konjufca në seancën e 26 dhjetorit, raporton Gazeta Express.

Kiçmari e ka quajtur veprim të gabuar nëse Konjufca largohet nga kjo pozitë, pas zgjedhjes në krye të Kuvendit.

‘’Do të ishte një gabim i madh nëse ndodhë diçka e tillë. Do të ishte një lojë me pozitën dy të shtetit. Kanë pas kohë të mjaftueshme t’i balancojnë interesat. Interesi nacional është që Glauk Konjufca të mbetet në këtë detyrë. Njeriu i dytë në shtet nuk mund të ndërrohet për interesa partiake. Është kthim prapa nëse ndodhë kjo’’, ka thënë Kiçmari në Frontal.

Ish ambasadori ka thënë se pret që Konjufca do të udhëheq si duhet me këtë institucion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme