Kikaj ishte pjesë e listës për zgjedhjet e 11 qershorit

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 02:41 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës, në mesnatë, ka marrë lajmin për vdekjen e anëtarit të saj, ish-deputetit Agim Kikaj.

Kikaj ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

Ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore pasi të mërkurën mbrëma ishte pjesë e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku po përpilohej lista e deputetëve për zgjedhjet e reja.

Kikaj kishte besimin e Degës së LDK-së në Podujevë, pjesë e së cilës ka qenë ai, që të jetë në listën e kandidatëve për deputetë njofton Klan Kosova.

Këta janë të propozuarit nga dega e LDK-së në Podujevë, në mesin e të cilëve ishte edhe Kikaj: Vezir Januzi, Agim Kikaj, Liman Beqiri, Florie Besholli dhe Fidan Rekaliu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme