Kilaj tregon arsyet pse duhet të shkohet në zgjedhje

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 18:12 | Nga

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilaj, thotë se janë shumë arsye të cilat do të duhej ta çonin vende në zgjedhje të parakohshme.

Kilaj në emisionin ‘Fakt Plus’ të Tribuna Channel i ka numëruar shumë arsye pse qytetarët e Kosovës do të duhej t’i drejtohen kutive të votimit.

“Nëse vazhdohet me një qeverisje të tillë dhe nëse buxheti do të shpenzohet në këtë mënyrë që është planifikuar, dhe nëse është pengesë fondi i veteranëve të UCK-së, pse të mos shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Kilaj.

Kilaj, i cili është edhe zëvendësministër i Financave ka folur edhe për buxhetin e vitin 2017, i cili sipas tij, është jo real dhe i cili nuk pasqyron rritjen reale të ekonomisë në vend.

Këtë buxhet ai e ka quajtur politik dhe i koncentruar në masë të madhe tek komunat dhe agjensionet qe udhëhiqen prej LDK-së.

Në këtë intervistë ai ka thënë se tashme janë humbur afatet qe liberalizimi i vizave të ndodhë në fundvit, madje ai ka dyshime nëse një gjë e tillë mund të ndodhë vitin e ardhshëm.

Krejt në fund ai ka thënë se nuk do të kandidojë me për kryetar të Malishevës, por beson fuqishëm se PDK do ta rikthej qeverisjen në këtë komunë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme