Kinolli: Jemi kundër zgjedhjeve, të formohet Qeveria gjithëpërfshirëse

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 12:21 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesi i Grupit Parlamentar 6+ në Kuvendin e Kosovës, Albert Kinolli, ka deklaruar se janë kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme shkak i situatës se krijuar nga virusi Corona.

Kinolli pas takimit me presidenti Hashim Thaçi, tha se nuk jemi të gatshëm të rrezikojmë jetën e qytetarëve që të dalin në tubime.

Ai ka përkrahur formimin e një Qeveri gjithëpërfshirëse, siç tha ai për të rritur përgjegjësinë institucionale ndaj pandemisë.

“Me ftesë të presidentit kemi qenë të ftuar në një takim pas mocionit të ngritur të mosbesimit ndaj qeverisë. Askush nuk ka vdekur nga zgjedhjet por pasi gjendemi në një situatë të tillë, janë në pyetje jeta e shumë njerëzve, për momentin nuk është koha derisa bëjmë thirrje në mbrojtjen e qytetarëve duke ndenjur në shtëpi”, u shpreh ai.

“Të japim kontributin tonë duke respektuar kushtetutën të formojmë një qeveri të re e stabile për shkak pandemisë duke rritur përgjegjësinë institucionale”, ka thënë ai.

Të ngjashme