KIZ evidenton disa parregullsi, por s’e dëmtojnë procesin

Drenas | 18 Dhj 2016 | 17:31 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

NNë konferencën e radhës nga Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ), Albulena Nrecaj tha se sipas të dhënave të nga monitoruesit pjesëmarrja e votuesve, deri në orën 16, është rreth 34 për qind.

Kjo përqindje është më e lartë për rreth 2 për qind krahasuar me raundin e parë.

Ajo tha se votimet në përgjithësi janë të rregullta dhe nuk ka pasur shkelje që e dëmtojnë procesin.

Albana Merka, nga ky koalicion, shprehu shqetësim që në 26 raste janë evidentuar persona që kanë tentuar të kalojnë u testuar në llampën ultra vjollce për sprejin e gishtërinjve.

“Gjithashtu, monitoruesit tanë kanë evidentuar pesë raste të fotografimit të votës”, tha Merka.

Të ngjashme