KIZ-i tregon parregullsitë në Drenas

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 12:22 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ) ka treguar për parregullsitë që po e karakterizojnë procesin e sotëm zgjedhor.

Ehat Miftaraj nga KIZ-i tregoi se deri në orën 11 dalja e qytetarëve është 8%. Krahasuar me zgjedhjet e 4 dhjetorit është e vogël.

Ndërsa, Albulena Ndrecaj theksoi se parregullsi ka pasur në 77 vendvotime ku ka pasur edhe votime me asistencë.

Gjithashtu theksohet se ka pasur fotografim të votës në dy raste. Votim të dyshimtë, në fshatin Nekoc përkundër që në gishtërinjtë ishte prezenca e sprejit. Gjithashtu tentim për votim të shumëfishtë në  tri raste.

Për më shumë ata kanë thënë se këto janë gjëra të cilat nuk e kanë penguar procesin për të votuar, ata bënë thirrje për qytetarët e Drenasit që të dalin të votojnë.

Të ngjashme