PDK ka fituar 46.5%, por Drenasi shkon në balotazh

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 21:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ) thotë se sipas rezultateve të saj preliminare, PDK-ja ka fituar zgjedhjet për kryetar në Drenas, por i duhet të shkojë në balotazh.

Driton Selmanaj, nga ky koalicion i cili ka vëzhguar zgjedhjet dhe po vazhdon të vëzhgojë dhe numërimin e votave, thotë se Ramiz Lladrovci i PDK-së ka marrë 46.5 për qind, kurse i dyti është Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën me 26.20 për qind.

Këta të dy do të shkojnë në balotazh, që pritet të mbahet në fillim të janarit të vitit 2017.

Votimet e 4 dhjetorit kanë qenë të drejta dhe të rregullta, pavarësisht disa lëshimeve që janë evidentuar, tha Selmanaj.

selmanaj-2 selmanaj-3

Të ngjashme