Kizolli: U bashkuam për shtet, e jo për pushtet – 6 tetori do të shënojë kthesën e madhe

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet, Beni Kizolli, ka marrë pjesë në tubimin elektoral në lagjen Kurilla të Prizrenit, me rast u takua me shumë qytetarë të kësaj lagjeje, raporton EkonomiaOnline.

Kizolli që së bashku me kryetarin e Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezin, kandidojnë për deputetë përmes listës së Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë tubim, para qindra të pranishmëve tha se janë bërë bashkë, jo për pushtet, por për shtet.

Ai tha se 6 tetori do të shënojë kthesën e madhe, e cila do të rezultojë me një fitore të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kurilla, ndryshimin e bërë në Prizren, me 6 tetor do ta bartë edhe në nivel të #Kosovës. Përpjekja jonë nuk është për pushtet, sot forcat i kemi bashkuar për shtet, ndërsa në anën tjetër pushteti më shumë se kurrë ka nevojë për ne. Së bashku jemi pran fitores dhe ajo është fillimi i ndryshimit. Prandaj #ErdhiDita e Ndryshimit, Erdhi dita e #qeverisëKurti. #Voto126 #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32”, tha ai.

Të ngjashme