Kjo është agjenda e Vuçiqit në ditën e dytë në Kosovë

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 00:54 | Nga

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do ta nisë ditën e tij të vizitës në Kosovë, qysh herët në mëngjes.

Sipas agjendës së publikuar nga mediet, Vuçiqi në ora 08:00 do të vizitojë Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.

Në ora 08:30 do të qëndrojë në Zveçan.

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë.

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinjë.

Shoqatat e luftës dhe qytetarë të Skenderajt kanë paralajmëruar protestë kundër vizitës së Vuçiqit, duke bllokuar rrugën që çon në fshatin Banjë.

Të ngjashme