Kjo është gjendja shëndetësore e Mikullovcit

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 13:46 | Nga

Gjendja e deputetit Adem Mikullovcit është stabile.

Zëdhënësi për media i Vetëvendosjes Shkodran Hoti, për Gazeta Blic tha se gjendja e Mikullovcit është e mirë.

“Ademi Mikullovci është mirë, të tjerat janë spekulime”, tha Hoti.

Mikullovci ishte udhëheqës i seancës konstituive gjatë ditës së sotme.

Mediet sot publikuan fotografi ku shihet deputeti më i moshuar i Kuvendit teksa ndihmohet për krahësh pas përfundimit të pjesës së parë të seancës. U tha se ai nuk ndihej mirë dhe se kishte marrë një infuzion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme