Kjo është lista e kandidatëve të LDK-së për kryetar të komunave

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 16:56 | Nga

Pasi që janë orët e fundit, deri në përfundimin e afatit ligjor për paraqitjen e kandidatëve për kryetarë të komunave, listat e partive gati se janë plotësuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës për Prishtinën ka vendosur të kandidojë me Arban Abrashin, ish ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në Podujevë kandidon kryetarin aktual Agim Veliu, ndërsa në Istog Haki Rugova. Në Gjilan LDK-ja ia ka besuar postin përsëri Lutfi Hazirit, kurse në Pejë Gazmend Muhaxherit.

Në Fushë Kosovë kandidat është Burim Berisha, në Lipjan Imri Ahmeti, në Suharekë Sali Asllanaj, në Viti Sokol Haliti, në komunën e Dragashit kandidat është kryetari i degës Selim Kryeziu, në Kamenicë Shaip Surdulli, në Shtime është Selim Shabani, në Ferizaj është Muharrem Sfarqa dhe në Novobërdë kandidon me Bajrush Ymerin, në Mitrovicë me Safet Kamberin, në Gjakovë me Bekim Ermenin, në Vushtrri me Xhafer Tahiri.

Në Obiliq kandidat i LDK-së është Mehmet Krasniqi, në Kaçanik kandidon me Shkëlqim Jakupin, Hani Elezit me Hyrije Isufi, në Rahovec me Ibrahim Kryeziun, në Malishevë me Sami Kafegjolli, në Deçan me Mal Lokaj, në Junik kandidat i LDK-së është Tahir Isufaj, në Klinë është Besim Hoti, në Skenderaj Isa Fejzullahu dhe në Prizren kandidon me Hatim Baxhakun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme