Kjo është lista e LDK-së me kandidatët për kryetar të komunave, që u dorëzua në KQZ

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë në kuvendet  komunale.

Lista e kandidatëve të LDK-së për kryetarë të komunave:

– Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;

– Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;

– Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;

– Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;

– Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;

– Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;

– Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;

– Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;

– Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;

– Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut”

– Sibel Halimi  kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;

– Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;

– Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;

– Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;

– Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;

– Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;

– Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;

– Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.


Të ngjashme