Kjo është pasuria e ministrit Faton Pecit

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) se posedon 378 mijë e 500 euro pasuri të paluajtshme.

Ai ka bërë të ditur në formularin e pasurisë se ka një banesë, një shtëpi dhe dy toka.

Tutje, Ministri Peci posedon edhe një veturë që kap vlerën e 11 mijë eurove.

Ndërkaq, Peci ka njoftuar se ka vetëm 5 mijë e 841 euro para të gatshme në bankë, ndërsa ka 48 mijë euro detyrime financiare.

Këto janë të hyrat vjetore të Faton Pecit:

Të ngjashme