Kjo është projekt-rezoluta për dialogun e propozuar nga PSD-ja dhe Nisma

Prishtinë | 15 Dhj 2018 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate, NISMA Socialdemokrate, janë pajtuar për tekstin e Projekt-Rezolutës mbi Procesin e Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në dokumentacionin e propozuar theksohet se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë në:

“Njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në Proces. Anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe NATO”.

Ky dokumentacion e përkufizon qartë se Kushtetuta, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri unitar i Kosovës, janë të pacenueshme dhe të patjetërsueshme.

Po ashtu sipas kësaj Projekt-Rezolutës Delegacioni Shtetrorë do të përbëhet nga 11 anëtarë.

“Delegacioni Shtetëror përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë (11). Delegacioni përbëhet nga përfaqësues të koalicionit qeverisës dhe të Opozitës, në proporcion sa më të për afërt të përfaqësimit. Diferenca e përgjithshme e anëtarëve në proporcionin Qeveri-Opozitë në kuadër të Delegacionit nuk mund të jetë më shumë se një (1) anëtar i Delegacionit Shtetëror”, thuhet më tej në projekt-rezolutë.

Të ngjashme