Kjo është Rezoluta e AAK-së që sot paraqitet në Kuvend (Dokument)

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës do të paraqes Rezolutë për ndaljen e presionit dhe cenimit të të drejtave të punëtorëve në Administratën shtetërore.

Kështu ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”, ka bërë të ditur Tahiri.

Njoftimi i plotë:

Kjo është Rezoluta që do të propozohet sot për votim nga grupi ynë parlamentar:

“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”. Grupi Parlamentar i AAK-së kërkon që të ndalet diskriminimi i mësimdhënësëve dhe malltretimi i fëmijëve e prindërve. Krizat dhe jostabiliteti nuk i duhet askujt! Sot, të dalin pagat dhe të vazhdojë normaliteti në vend. Bashkangjitur është Draft Rezoluta dhe kërkesa jonë për Interpelancë.

Të ngjashme