Kjo është rezoluta e propozuar nga AAK pas debatit për sigurinë në vend

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar seanca e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku u debatua lidhur me situatën e sigurisë në vend.

Pas përfundimit të debatit, shefi i grupit parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, në cilësinë e propozuesit të debatit paraqiti një rezolutë për votim me disa rekomandime. Në mungesë kourumi, u vendos që rezoluta të hidhet për votim në ndonjë seancë të ardhshme.

Pikat e rezolutës:

· Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë prioritet mbi prioritetet çështjet që lidhen me siguri;

· Të miratohet dhe procesohet sa më shpejtë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Strategjia e Sigurisë Kombëtare së Kosovës;

· Ruajtja e Partneritetit Strategjik me SHBA në raport me forcimin e FSK-së;

· Njëkohësisht, sigurimi i të gjitha kushteve logjistike dhe armatimi i kësaj ushtrie me mjetet moderne;

Mbështetja e Fondit të Sigurisë;

· Krijimi i tri kushteve minimale për Policinë e Kosovës:

o Pagë të dinjitetshme – miratimi i Ligjit të Pagave;

o Sigurimi Shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës;

o Procedimi i Ligjit për Pensionim të Parakohshëm;

· Mbështejta e vazhdueshme për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencës.

Të ngjashme