Kjo është shtëpia ku është vendosur Albin Kurti

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti e ka ndërruar vendbanimin. Kurti tani raportohet se është shpërngulur në një shtëpi në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë.

Prej rreth tre javësh Albin Kurti nuk banon më në banesën 60 metrash katror. Banorët e ndërtesës thonë se nuk e kanë vërejtur shpërnguljen e tij.

Kurti tashmë është vendosur në një shtëpi pritave. Komshinjtë e rinj të Kurtit thonë se këtë shtëpi ai e mori me qira.

Lidhur me ndryshimin e vendbanimit të Kurtit nga banesa në një shtëpi zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu nuk ka dashur të flasë.

Një gjë të tillë Kryeziu e lidhi me çështje të sigurisë./kanal10

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme