Kjo është top 10-shja më e votuar e LDK-së

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Kjo është top 10-shja më e votuar e LDK-së.

Kandidatja për kryeministër nga LDK, Vjosa Osmani, e cila ishte edhe bartëse e Listës, ka numrin më të madh të votave me mbi 175 mijë vota.

Sipas listës që e ka siguruar Gazeta Blic pas numërimit edhe të votave me kusht, pas Vjosa Osmanit i dyti më i votuar është Kujtim Shala, i cili ka mbi 38 mijë vota.

I treti renditet kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni. Ai ka marrë hiq më pak se 31 mijë vota.

I katërti me radhë renditet, Lumir Abdixhiku, i cili më 6 tetor ka marrë mbi 29 mijë vota.

Pas tij, si i pseti renditet, Avdullah Hoti, i cili ka marrë mbi 25 mijë vota.

I gjashti për nga numri i votave renditet Besian Mustafa, djali i ish-aktivistit të vrarë të LDK-së, Xhemajl Mustafës, raporton Gazeta Blic. Mu

Në top 10-she hyn edhe Marigona Geci, vajza e ish- deputetit, Gani Gecit. Ajo ka marrë hiq më pak se 17 mijë e 857 vota.

Si i teti më i votuar nga zgjedhjet e 6 tetorit ka dalë Driton Selmanaj, me 16 mijë vota, megjithëse ka përgjysmë më pak se sa në zgjedhjet e 2017-ës.

Menjëherë pas tij, sipas kësaj liste që e ka siguruar Gazeta Blic, renditet Arban Anrashi. Ai ka marrë mbi 14 mijë vota.

Top 10-shen e përmbyll një emër jo shumë i njohur. Është fjala për Ekrem Hysenin i cili ka marrë mbi 13 mijë vota.

Gazeta Blic e sjell listën me votat e të gjithë kandidatëve.

Sipas rezultatit aktual, LDK do t’i ketë 30 deputetë.

Të ngjashme