Kjo parti deklaron se ka lidhur koalicion me LDK-në në Prishtinë

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja për Bashkim do të jetë pjesë e qeverisjes me Lidhjen Demokratike në Komunën e Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta, i cili tani është asamblist nga radhët e Lëvizjes për Bashkim.

“Ne do të jemi pjesë e qeverisjes”, ka deklaruar Kuleta.

Ndryshe, asamblistët e Prishtinës sot janë duke votuar për të zgjedhur kryesuesin e Kuvendit Komunal.

I propozuar për kryesues të Asamblesë së Prishtinës është Fehmi Kupina nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme