“Kjo punë ka marrë fund”, përplasje në kuvendin e Odës së Avokatëve

Prishtinë | 14 Maj 2022 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Sot po mbahet mbledhja e rregullt e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Disa nga avokatët janë përgatitur që ta kundërshtojnë udhëheqësin aktuale të Odës së Avokatëve, çështje kjo që tashmë ka ngritur tensione.

Kryetari i Degës Regjionale në Prishtinë, Nasuf Hasani është ngritur në këmbë gjatë mbledhjes dhe ka kundërshtuar padrejtësitë që po bëhen në OAK.

Ai ju ka bëjë thirrje avokatëve që të mos e votojnë draft buxhetin për vitin 2022, raportin e punës një vjeçare të OAK-së, si dhe të mos e votojnë draft buxhetin e prezantuar për vitin 2022.

Këtë thirrje Hasani thotë se e bëri për arsyeje se në draft buxhetin është planifikuar të rritet anëtarësia nga 250 në 300 euro, prandaj duke qenë se aktualisht në xhirollogarinë e OAK-së ka mjete mbi 270 mijë euro, pa asnjë arsyeje të vetme është bërë ky propozim.

Sipas tij, OAK ka mjete të mjaftueshme për të funksionuar pa asnjë pengesë, prandaj nuk asnjë arsyeje të vetme të ngritet anëtarësia nga 250 Euro në 300 Euro.

Të ngjashme