Klinaku: Haradinaj e Gucati po qëndrojnë bashkë, po thërrasin nganjëherë në Prishtinë

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Kreu i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po qëndrojnë bashkë në Hagë, të cilët nganjëherë po thërrasin në Prishtinë.

“Po thirrin nganjëherë në telefon, natyrisht që janë duke ndejt bashkë edhe me Salih Mustafën”, tha Klinaku në T7.

“Po presin, që të bëhet seanca tjetër, që prokuroria ka thënë që brenda 30 ditësh do ta përgatis aktakuzën, që për neve ska pse të ngrisë…Ata kanë filluar edhe me disa telefonata shantazhuese i pyesin nesë dikush ka sjellë dosje…Materialet që i kemi pas i kemi publiku para mediave”, tha ai ndër të tjera.

Sipas Klinakut, Gjykata Speciale është duke vepruar ilegalisht sepse i ka skaduar mandati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme