Klinaku: Hetuesit i morën dokumentacionet, ato nuk duhet të mbahen sekrete

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 15:32 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se hetuesit e Gjykatës Speciale kanë shkuar në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët i kanë marrë disa kopje që janë sjellë dje nga një person i maskuar.

“Po kanë ardhë hetues të Gjykatës Speciale. E kanë kërku një kopje të atyre dosjeve që na kanë ardhë dje, një kopje që kemi pasur të ia japim Prokurorisë tonë, ua dhamë atyre”, ka thënë Klinaku.

“Dokumentet nuk duhet me i mbajt sekrete dhe ajo gjykatë është themeluar në Kosovë dhe ligji këtu thotë se kemi të drejtë të kemi qasje në ato dokumentacione”, u shpreh ai.

Ai ka thënë se hetuesit i kanë parë edhe kamerat ku shihet personi i maskuar që i ka sjellë ato dokumentacione.

Të ngjashme