Klinaku i OVL-së në vitin 2021: Kurti është veteran i UÇK-së

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku në një emision në Kanal 10 në verën e vitit të kaluar kishte thënë se kryeministri Albin Kurti është veteran i UÇK-së.

Klinaku kishte thënë se listën ku bën pjesë Kurti e kishte verifikuar dhe nënshkruar Adem Demçi.

“Çështja e z. Kurti është çështje që e ka verifikuar apo e ka nënshkruar listën që i ka takuar z.Adem Demaçi”, kishte thënë Klinaku në Kanal 10.

I pyetur nëse kjo nënkuptonte që Kurti është veteran, Klinaku kishte thënë shkurt se “Po”.

Ai tutje kishte shpjeguar se si secila strukturë e UÇK-së përfshirë edhe Zyrën Politike në Prishtinë, kishin verifikuar dhe nënshkruar listat e pjesëtarëve.

“Ka nënshkru listën e atyre që kanë qenë në zyrën e tij. Dmth secila strukturë drejtuese e UCK-së i ka nënshkruar dhe verifikuar pjesëtarët e saj dhe këtë gjë e ka bërë edhe Adem Demaçi”, kishte thënë Klinaku.

Të ngjashme