Klinaku për dënimin e Haradinajt dhe Gucatit: Politik dhe i njëanshëm

Prishtinë | 18 Maj 2022 | 11:52 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Faton Klinaku nga OVL-UÇK-së, tha për Ekonomia Online, se dënimi që i bri Gjykata Sperciale, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, është dënim politik dhe i njëanshëm.

“Ne Gjykatën Speciale e kemi  konsideruar që është gjykatë politike dhe e njëanshme e cila nuk merret me krimet e luftës, por me ndjekjen ndaj shqiptarëve. E kemi prit po ashtu sepse që në momentin kur ka ndodh ato ngjarje prokuroria që ju kanë dal skandale nga zyrat e tyre nuk kanë bërë hetime ndaj vetës ,nuk ka bë hetime në as këto kush i ka sjell”.

“Kemi prit, po ashtu që gjyqtari kryesor në procesin gjyqësor ndaj tyre është Charls Mitro, një gjyqtar i skandaleve që ka punuar në EULEX. Këtë e ka dëshmuar Mallko Simons kur ka raportuar në Kuvendin e Kosovës, një gjyqtarë që në rastin e Fatmir Limajt ka thënë që duhet të dënohet gjithësi”, u shpreh ai.

“E kemi prit për shkak se është gjykatë politike, nuk e kemi dit se sa i dënojnë. Por, nuk kemi prit që do ti lirojnë për shkak se gjykata e tillë”. “Me pas drejtësi s’i duhet ata nuk do të duhej të dërgoheshin fare në Hagë. Këtu ne s’kemi bërë gjë tjetër përveç që i kemi paraqit disa dokumentacione që na kanë ardh neve nga prokuroria e dhomave të specializuara sepse nga zyrat e tyre e kanë pranuar që kanë ardhë ato dhe ne s’kemi mujt t’i nxjerrim nga atje. “E kemi paraqit pastaj para mediave dhe ka qenë detyrë e mediave se si i redaktojnë ato emrat e njerëzve, po akuzat ashtu siç është marr vendimi janë gjyqtarët ranë në lajthitje të prokurorisë me akuza banale që janë në frikësim të personave zyrtar”.

“Me të thënë të drejtën kurrfarë kërcënimi s’kanë bërë, por edhe dëshmitarët nuk kanë zbutu sepse të gjitha ato që kanë thënë Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, po i kam thënë edhe unë vazhdimisht e se di pse s’jam edhe unë në burg sikur krerët e organizatës së veteranëve sepse isha edhe unë sekretar në atë kohë. Kam mujt të jem edhe unë u njëjti sepse të gjitha janë bërë bashkërisht. Edhe unë nëpër TV kam thënë vazhdimisht. Çdo gjë që është thënë për pseudo dëshmitarët Nasimi edhe Hysniu, kur kanë fol kanë qenë kriminelët serb policët që kanë bërë kritike në Kosovë. Po edhe një dëshmitar shqiptar ka thënë vetë se është dëshmitar i gjykatës speciale. S’kanë zbulu këta identitet të askujt. Ata dëshmitar nuk duhet të jenë sepse janë kriminel lufte që kanë bërë krime dhe masakra në Kosovë. Por, edhe ai shqiptar e ka zbulu identitetin vetë”.

Klinaku tha se  ka qenë vazhdimisht në kontakt me familjen e Nasimi Haradinajt.

“Po kam qenë, edhe sot m’ka thirr kam fol me Nasim Haradinajn. Me familjet vazhdimisht kemi qenë në kontakt”.

“Gjithmonë mbahen si duhet dhe kemi prit e presim që të na thërrasin. Çdo gjë që ata thonë që duhet të bajmë ne, nëse ata thonë se duhet të bëjmë protesta ne bëjmë protesta”.

“Nuk besojmë në këtë drejtësi, është gjykatë që merret më shumë me ndikime politike”.

Të ngjashme