Klinaku për Gërvallën: Ajo duhet të dijë kë po e përfaqëson

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar kryediplomaten Donika Gërvalla për gjuhën e saj, siç cilëson ai, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një intervistë të dhënë për mediumin zviceran “Neue Zürcher Zeitung”.

Klinaku, ka theksuar se Gërvalla edhe sot po të pyetet ka qëndrime të njëjta. Derisa shton se Gërvalla me këto deklarata po e dëmton shtetin e Kosovës.

Sipas tij, kjo e fundit duhet të dijë se kë e përfaqëson.

“Gërvallën edhe sot me pyet njejt deklarohet, ajo e luan rolin e prokurorit. Ajo e ka gabuar edhe adresen, sepse nuk mund te flas ashtu në një gazetë kur është në pushtet. Në njëfar forme ajo nuk mund t’i bëjë asgjë UÇK-së, por po dëmton shtetin. Gërvalla duhet të dijë se kë po e përfaqëson”, ka thënë Klinaku në T7.

Të ngjashme