KMDLNJ: Neglizhenca e Gjykatave për konteste pronësore shkakton dhunë dhe vrasje

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Dje , në Prishtinë , në një konflikt të armatosur midis dy familjeve mbeten të vrarë dy persona kurse u plagosën rëndë dy të tjerë. U shkaktua një tragjedi që goditi dy familje e që sipas dyshimeve të bazuara kishin mosmarrëveshje për shfrytëzim të pronës përkatësisht, kishin problem rreth një vije kadastrale e që përfundoi me fatalitet, transmeton Ekonomia Online.

Nuk është hera e parë në Kosovë që ndodhin vrasje për shkak të kontesteve pronësore të pazgjidhura apo shkaku se këto konteste zgjasin në pakufi deri sa ato të zgjidhen e në disa raste bëhet vonë.

Në KMDLNj ka pasur raste kur për shkak të neglizhencës së gjykatave apo
stërzgjatjes së proceseve gjyqësore ka pasur raste të dhunës brenda familjes dhe raste të vrasjeve të familjarëve të ngushtë si vëllaun, djali, babai, etj.

Kontestet gjyqësore në rastet që kanë të bëjnë me pronën dhe çështjet tjera civile ka mundësi edhe ligjore të shtyhen për një kohë të gjatë.

Pas vrasjes së djeshme që ndodhi në Prishtinë e që tronditi opinionin, Këshilli Gjyqësorë i Kosovës duhet të vihet në lëvizje duke e shtuar efikasitetin dhe duke e shpejtuar dinamikën e gjykimit të rasteve të kontesteve pronësore në mënyrë që të evitohen rastet potenciale të dhunës në të ardhmen.

Rastet e ndjeshme siç janë ato brenda familjes dhe rastet ku ka përshkallëzuar kontesti duhet të kenë prioritet absolut nëse është qëllimi të parandalohen dhuna dhe vrasjet në të ardhmen.

Gjithashtu është me rëndësi që të profilizohen gjykatësit dhe t’u ndahet puna e jo që të merren me të gjitha rastet e fushës sëm civiles.

Gjykatat kompetente për rastet në fjalë e kanë detyrim ligjor që përmes ngritjes së efikasitetit, efektivitetit dhe dinamikës së gjykimit të rasteve, të luajnë rol parandalues andaj KMDLNj kërkon që me urgjencë të trajtohet puna e gjykatave për çështjet pronësore duke shkuar edhe te caktimi i përgjegjësive në rate kur janë bërë lëshime ose për shkak të neglizhencës apo mosrespektimit të afateve për shqyrtim të rasteve.

Për këto raste Policia e Kosovës nuk mund të akuzohet për përgjegjësi direkte për faktin se merret vetëm me pasojat për shkak të dështimit të një institucioni që ka përgjegjësi konkrete – gjykatave që i trajtojnë këto raste.

Këto humbje të jetëve të njerëzve, aq sa janë të dhimbshme, me një planifikim, përkushtim më të madh dhe përgjegjësi në respektim të ligjit mund dhe duhet të eliminohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme