Knaus kritikon Evropën: Nuk po tregoheni të drejtë me Kosovën

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Themeluesi dhe kryesuesi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka thënë se Evropa nuk po tregon strategji të drejtë për Kosovën.

Knaus ka thënë se Kosova është e bllokuar, ndërsa Prishtinës po i kërkohet të japë territor për normalizim.

“Kjo nuk po duket si strategji premtuese”, ka shkruar Knaus në Twitter.

Ky është postimi i tij:

“Kosova është e bllokuar në të gjitha anët; Bashkimi Evropian mundëson udhëtimin pa viza për Ukrainën dhe Moldavinë, por JO për Kosovën, edhe pse i ka përmbushur të gjitha kriteret; oferta e vetme për Prishtinën është ‘të japë territor dhe resurse në këmbim të normalizimit’. Kjo nuk po duket si strategji premtuese”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme