“Koalicionet e shpejta determinuan rezultatin zgjedhor”

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 08:31 | Nga

Politologu Ramush Tahiri ka bërë me dije se në rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit ndikim të madh ka pasur edhe lidhja e koalicioneve të shpejta parazgjedhore.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ndryshimi i shpejtë i raporteve të subjekteve politike nga kundërshtarë në partnerë ka hutuar elektoratin.
Tahiri ka treguar se kjo është vërejtur te bastionet e koalicionit PAN, me ç’rast ka pasur dalje të ulët në zgjedhje dhe numër të madh të votave të pavlefshme. Ai ka përjashtuar si variant shkuarjen në zgjedhje të reja.
Ai ka pohuar se tani duhet zgjedhur mes katër varianteve: një qeveri gjithëpërfshirëse e cila do t’i kryente obligimet që ka Kosova; qeveri mes PAN-it dhe LDK-së me minoritetet; apo qeveri mes PAN-it dhe LV-së me minoritetet, e që kjo është pak e mundshme.
Varianti i katërt është një qeveri mes LV-s, LDK-së, AKR-së, Alternativës dhe minoriteteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme