Koalicionet nuk i kanë dorëzuar ende listat në KQZ

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 23:28 | Nga

Kur kanë mbetur vetëm gjysmë ore para përfundimit të afatit, asnjëri prej koalicioneve dhe subjekteve shqiptare ende nuk ka dorëzuar listën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka konfirmuar se deri në orën 23:30, asnjë nga koalicionet dhe subjektet politike shqiptare nuk i kanë dorëzuar listat.

Elezi ka konfirmuar se për zgjedhjet e 11 qershorit janë certifikuar 21 subjekte politike, nga të cilat 2 iniciativa (PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR), 17 parti politike dhe dy iniciativa qytetare.

Më herët gjatë ditës subjektet e pakicave i kanë dorëzuar listat me kandidatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme