Koalicionet parazgjedhore prej zorit

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike do të hynte në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje vetëm nëse e vëren se po i kërcënohet fitorja eventuale nga matematikat që mund t’i bëjnë partitë e tjera.

Duke qenë në opozitë, LDK-ja dhe LVV-ja gjatë kësaj legjislature thelluan bashkëpunimin, derisa nuk e kishin përjashtuar as mundësinë e garës në një listë të përbashkët, kurdo që mbahen zgjedhjet. Por, pas zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së janë venitur shpresat për një koalicion të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë mundësi e ka përjashtuar vetë Mustafa, i cili ka treguar se në cilat rrethana do të bënte koalicion parazgjedhor me të tjerët.

Mustafa e ka nisur mandatin e tretë duke takuar ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin ka diskutuar për zgjedhjet e brendshme në parti dhe situatën aktuale politike.

Sipas njoftimit, Mustafa e ka njoftuar Kosnettin për programin qeverisës, “ku prioritet do të jenë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmbyllja e dialogut me Serbinë, përshpejtimi i proceseve integruese në strukturat euroatlantike, zhbllokimi i potencialit ekonomik përmes përkrahjes së sektorit privat”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme